Programimi në WWW · Java I

Rreth Gjergj Çunit

Historia ime

Hapat e parë në programim i bëra në 2024 me HTML, CSS dhe JavaScript në KPStemAcademy. Në shtator të të njëjtit vit fillova studimet për Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Së bashku me ekipin themeluam RuajMençur, një startup për menaxhimin e financave personale, që fitoi vendin e parë në konkursin e MASHTI-t dhe u prezantua në Raiffeisen Bank AI Hackathon dhe Doku Tech.

Në 2026 kalova një semestër Erasmus+ në Linnaeus University në Suedi. Po atë vit prezantova kërkimin për njohjen e gjuhës së shenjave shqipe me doreza MoCap dhe Machine Learning në EEML 2026, ku mori çmimin Best Poster mes 146 posterëve. Kam marrë pjesë në hackathon-e në Prishtinë, Paris, Stokholm dhe Kopenhagë, ku me TwinShield fituam vendin e parë në RoyalHacks.